Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nëna e Selena Gomez nuk ndërhyn vetëm në lidhjen me Justin Bieber por edhe në karrierën e saj

Nëna e Selena Gomez nuk ndërhyn vetëm në lidhjen me Justin Bieber por edhe në karrierën e saj
January 17
12:18 2018

Së fundmi është diskutuar se Selena Gomez do të merrte pjesë në filmin e ardhshëm të Woody Allen “Një ditë me shi në New York. Gomez nuk e ka marrë ende vendimin e saj por sipas komenteve të nënës së saj në Instagram ajo nuk do ta marrë rolin në këtë film.

Nëna e Gomez, Mandy Teefey i është përgjigjur një komentuesi në Instagram ku i ka thënë: “Askush nuk mund të bëjë një gjë që Selena nuk e dëshiron, kam bërë një bisedë me të për të mos marrë pjesë në këtë film. Por askush nuk e kontrollon atë, Selena i merr vetë vendimet e saj”.

Gjithësesi mbetet për tu parë se çfarë do të zgjedhë vetë Selena./Blitz.al/

 

Shperndaje