Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nëna e Justin Bieber surprizon Selena Gomez-in për ditëlindje

Nëna e Justin Bieber surprizon Selena Gomez-in për ditëlindje
July 24
11:51 2016

Selena Gomez është duke vazhduar turneun e saj nëpër botë dhe ka bërë një festë të vogël për ditëlindjen e saj. Festimet kanë filluar nga xhakarta Indonezi, ku ajo kishte një koncert. Këngëtarja mbushi 24 vjeç të premten dhe festimet ishin të vogla dhe intime. Ndryshe nga herët e tjera  Selena nuk ka kërkuar dhurata por ju ka thënë familjarëve dhe miqve të bënin një donancion për kërkimet e “Lupus-it”.

Por gjatë festës të saj ka patur edhe dy “surpriza”. Si fillim Taylor Swift theu heshtjen pas videove në Snapchat të Kim ardashian. Ajo ka postuar një foto me Selenën duke e uruar për ditëlindje.

Më pas nëna e Justin Bieber, Pattie Malette ka uruar ish-të dashurën e djalit të saj nëpërmjet një postim në Twitter. Ajo ka shkruar: “ Një zog i vogël më tha se është ditëlindja jote Selena. Shumë urime nga zogu ose ndoshta mund të kenë qenë disa zogj. Unë jam e bekuar që të njoh dhe festoj në këtë ditë të çmuar që ke lindur.”

Ky urim ka qenë diçka e papritur për këngëtaren dhe ka qenë një surprizë që ajo nuk e priste aspak. /Blitz.al/

Shperndaje