Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nëna e Gretës feston ditëlindjen! Surpriza e këngëtares do ju emocionojë

Nëna e Gretës feston ditëlindjen! Surpriza e këngëtares do ju emocionojë
December 02
12:43 2017

Tashmë është e ditur se të gjitha vajzat kanë një marrëdhënie shumë të veçantë me nënat e tyre.

Këtë gjë na i vërteton shumë mirë edhe këngëtarja e njohur Greta Koçi.

Sot, nëna e Gretës dhe Enit feston ditëlindjen, e nisur nga kjo vajzat i aknë përgatitur një surprizë. Ato i kanë dhuruar një buqetë të madhe me trëndafila si dhe një kornizë në të cilën shkruhet:

“Kjo diplomë i jepet Znj. Afërdita Koçi, për kontributin e palodshëm si grua, nënë e bashkëshorte. Faleminderit për çdo grimcë të dashurisë që na fal! Të duam shumë”.

Por, Greta nuk e ka lënë me kaq! Ajo ka publikuar fotone  dhuratave në Instagram e përbri saj shkruan:

“Ti je gjëja më e shtrenjtë më e dashur që kam. Je ajo që më ke dhënë jetë, edukim, dashuri dhe sot falë teje unë ndihem krenare për çfarë jam! Edhe 100 Mami!”.

E sigurt që kjo dhuratë e ka surprizuar shumë nënë e dy këngëtareve tona bukuroshe./Blitz.al/

 

 

Komento
Shperndaje