Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nelly gjobitet me 2,4 milionë $. Mësoni ç’bëjnë fansat për ta ndihmuar

Nelly gjobitet me 2,4 milionë $. Mësoni ç’bëjnë fansat për ta ndihmuar
September 15
15:35 2016

Janë të shpeshta herët kur muzikantë të njohur përballen me vështirësi financiare apo me probleme me taksat.

I fundit është reperi Nelly, i cili, sipas CNN, është ngarkuar me një barrë fiskale prej 2,4 milionë $ nga IRS (Internal Revenue Service). Arsyeja e kësaj barre fiskale është se sipas TMZ ai ka detyrime të prapambetura për shtëpinë, makinën, pronat dhe muzikën.

Për të shpëtuar nga ky detyrim, Nelly-t i duhet ose të paguajë të gjithë shumën ose të vendosë një garanci dhe të paguajë me këste, përndryshe do të humbasë çdo gjë.

Të themi të drejtën, Nelly është me fat. Admiruesit e tij kanë filluar të luajnë të gjitha këngët e tij online, në mënyrë që ai të fitojë saktësisht 2,412,283$.

Spotify i paguan artistët nga 0,006$ në 0,0084$. Pra, fansat e tij duhet të luajnë muzikën e reperit plot 402 milionë herë.

Shpresojmë që t’ja arrijnë! /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje