Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Neda e “Big Brother”: Ja pse nuk e nxjerr djalin në rrjetet sociale

Neda e “Big Brother”: Ja pse nuk e nxjerr djalin në rrjetet sociale
April 20
18:06 2017

Ajo ishte një nga banoret më të përfolura të “Big Brother”-it, qoftë brenda ashtu edhe jashtë shtëpisë së njohur.

Po flasim për Neda Ballukun, e cila tashmë i është dedikuar tërësisht rritjes së djalit të saj, Serzhit.

E ftuar në programin, “Mesditë” të Anila Çela Telitit, Neda ka treguar se nuk parapëlqen të publikojë foto apo video të të birit në rrjete sociale, si Facebook, Instagram apo SnapChat.

“Unë futem tek ajo kategori prindërish që e kam siklet ekspozimin e fëmijës në rrjetet sociale për një sërë arsyesh!”, – tregon ish-banorja e Big Brother. “Nuk e di sa ia dal mbanë, por kam një filozofi prindërimi, që mundohem të bëj zgjedhje sa më minimale për tim bir në mënyrë që ato të mëdha ai t’i bëjë kur të rritet. Një nga të cilat është edhe ekspozimi në rrjete sociale”.

“Duke qenë se jemi edhe ballkanas kemi edhe këto superticione si syri e keq e të tilla gjëra…”, – ka shtuar më tej Neda.

Ajo dhe bashkëshorti i saj, Ogreni, janë një prej çifteve të pakta, për të mos thënë i vetmi që arriti të qëndrojë bashkë edhe pas daljes nga “Big Brother”. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje