Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Në urimin e ditëlindjes për Ledionin, Sara zbulon gjininë e fëmijës së dytë

Në urimin e ditëlindjes për Ledionin, Sara zbulon gjininë e fëmijës së dytë
June 13
09:03 2019

Pak ditë më parë, Sara Hoxha zbuloi për të gjithë ndjekësit e saj që ishte në pritje të fëmijës së dytë. Me anë të një fotoje gjatë pushimeve, ku tregonte dhe barkun e rrumbullakosur, Sara bëri me dije se një tjetër kryeqytet europian ishte duke ardhur(emri i djalit është London), për ti bërë sërish prindër atë dhe Ledionin.

Ndërkohë, ditën e sotme ajo ka bërë një urim special për bashkëshortin e saj në Instagram, pasi ky i fundit feston ditëlindjen e 33-të. Me anë të këtyre dy kujtimeve që ata kanë ndarë së bashku, ajo e uron Ledionin kështu: “Vite më parë, në ditëlindjen e tij, unë takova shpirtin tim binjak. Nuk ka bashkëshort dhe baba më të mirë që mund të doja për dy djemtë tanë. Të dua!

 

Dhe me anë të këtyre fjalëve, Sara sapo na tregoi që për herë të parë Ledionin e ka takuar në ditëlindjen e tij dhe më e rëndësishmja, fëmija i dyte i tyre do të jetë sërish djalë. Mesa duket ajo ka zgjedhur pikërisht këtë ditë të veçantë që ta ndajë këtë lajm me publikun dhe t’ja bëjë më të veçantë dedikimin atij që do të jetë babai i dy djemve.

E tani që e dimë se një vëlla është rrugës duke ardhur për London, ndoshta dëshira e ndjekësve të Sarës, për t’ja vënë emrin Paris fëmijës së dytë, nuk do mund të realizohet. Moscow do ishte më interesant si emër. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje