Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Në shtëpinë e Sarës dhe Ledionit plas lufta çdo ditë dhe arsyeja janë të vegjëlit e familjes!

Në shtëpinë e Sarës dhe Ledionit plas lufta çdo ditë dhe arsyeja janë të vegjëlit e familjes!
October 06
09:59 2017

Ku ka fëmijë nuk ka asnjë dyshim që shtëpia mund të kthehet në një rrëmujë të madhe çdo 15 minuta… e kushdo që ka një vogëlush mund të na kuptojë shumë mirë për këtë.

Po sikur një fëmije si “uragan” t’i shtojmë edhe një qenush po aq të prapë sa dhe i vogli?

Ky “hall” ka rënë edhe në shtëpinë e moderatorit të njohur, Ledion Liço dhe Sara Hoxhës, ku janë bërë bashkë London-i dhe Jobs.

Mëngjesin e sotëm Sara ka shpërndarë në Instagram një foto ku shfaqen dy të vegjëlit e familjes, në një diskutim aspak konstruktiv.

“Është një luftë e përditshme se kush do të hajë i pari!”, – shkruan Hoxha në Instagram.

Dhe nga fotoja mund të kuptohet shumë mirë kush e fiton betejnë… Londoni! /Blitz.al/

Komento
Shperndaje