Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Në rast se mendoni se vajza në foto është Era istrefi, gaboheni! Ne sapo gjetëm sozinë e saj!

Në rast se mendoni se vajza në foto është Era istrefi, gaboheni! Ne sapo gjetëm sozinë e saj!
October 21
15:27 2017

Thonë se në botë ekziston plotësisht mundësia që gjithsecili prej nesh të ketë sozinë e tij. Kur vjen puna tek personazhet e njohur të ekranit, është më e lehtë ta gjejnë  personin i cili ka pothuajse tiparet e njëjta me të tyre. Duke parë të rejat e Instagram-it vumë re se Era Istrefi i ishte kthyer sërish flokëve të verdhë. Edhe pse në pamje të parë kjo të duket diçka e zakonshme nëse e sheh me detaje kupton se në fakt ajo është një vajzë që ngjan shumë po shumë me këngëtaren shqiptare por nuk është ajo.

Bëhet fjalë për Bella Thorne, një këngëtare dhe aktore 20-vjeçare amerikane e cila ka një ngjashmëri të frikshme me Erën. Jo vetëm që ngjajnë në tiparet e fytyrë dhe trup, por kanë edhe të njëjtin stil të vesuri, madje kanë eshur dhe të njëjtin xhup të famshëm me kapuçin rozë si tek kënga “Bon Bon”. Era Istrefi e ndjek Bella-n në rrjete sociale dhe i ka pëlqyer fotot e saj.

Nga ana  tjetër edhe Bella është një nga ndjekësit e Erës në Instagram. Mos e besoni po deshët por në fotot në vijim nuk bëhet fjalë për një, por për dy vajza të ndryshme./Blitz.al/

Shperndaje