Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Në premierën e filmit, Eduarti zbulon se frymëzimi i tij është Arbana!

Në premierën e filmit, Eduarti zbulon se frymëzimi i tij është Arbana!
October 07
20:59 2019

Mbrëmjen e sotme, në “Kinema Millenium” u mbajt premiera e filmit më të ri me metrazh të shkurtër, të titulluar “Gjyshja”.

Filmi është prodhim i regjisorit Eduart Grishaj, i cili së fundmi është përfolur shumë në media edhe për historinë e tij të dashurisë me moderatoren, Arbana Osmanin, e cila padiskutim ishte prezente në premierë.

Në fjalimin e tij, para shfaqjes së filmit, përballë miqve e kolegëve që ishin mbledhur për të mbështetur këtë projekt të tij, regjisori nuk la pa përmendur edhe muzën e tij të frymëzimit. Sigurisht: Arbanën.

“E meqë ra llafi te njerëzit, unë e kam shkruar diku më përpara e do ta them edhe sonte, se nëse ka diçka nga frymëzohem unë nga talenti i saj, ajo është Arbana Osmani”- tha ai, duke u pasuar nga duartrokitje e ovacione nga salla.

Në vijim ai iu referua moderatores si “E mira e tij më e madhe”, duke e emocionuar Arbanën, siç duket edhe nga videot e publikura nga të pranishmit.

Me pjesëmarrjen e aktorëve Çun Lajçi, Rita Gjeka, Ema Andrea dhe Enxhi Cuku, “Gjyshja” i vendos ngjarjet në Malësinë e Madhe, aty rreth viteve ’80 dhe ndërtohet mbi historinë e një gruaje, vajza e të cilës mbetet shtatzënë nga një lidhje, dhe kërkon ndihmën e infermieres që ajo të abortojë. Sikurse rrëfeu Eduarti ngjarja e filmit, bazohet në një histori të vërtetë, treguar nga gjyshja e tij.

Ndër të tjera, në fjalimin e tij, regjisori kujtoi edhe fjalët e profesorit të tij të masterit, Gjergj Xhuvanit, i cili i kishte thënë:

“Mos shko shumë larg për të kërkuar një histori për filmin tënd sepse çdo njeri e ka një histori e dramë brenda shtëpisë së tij, e çdo regjisor që ka ambicien për t’u bërë i madh mund ta kthejë atë në film.”

/Blitz.al/

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Showbiz shqiptar/🇦🇱🇽🇰 (@vipscreen) on

Komento
Shperndaje