Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Para finales së Miss Universe, mediat e huaja sulmojnë përfaqësuesen shqiptare: “Je e lidhur me një kriminel dhe ke punuar si balerinë ekzotike”

Para finales së Miss Universe, mediat e huaja sulmojnë përfaqësuesen shqiptare: “Je e lidhur me një kriminel dhe ke punuar si balerinë ekzotike”
December 06
19:04 2018

Disa muaj më parë, në kompeticionin e bukurisë “Miss Universe Albania” u zgjodh fituese, 18 vjeçarja Trejsi Sejdini. Ajo do të na përfaqësojë në datë 17 Dhjetor në Bangkok të Tailandës në finalen e madhe.

Duke qenë se konsiderohet si një ndër vajzat më të bukura të kompeticionit, mediat e huaja janë interesuar për të ditur më shumë për të. Por në këtë mënyrë ata kanë zbardhur disa detaje jo të këndshme për jetën e saj

“Trejsi Sejdini, 18 vjeç, është në mes të valëve të kritikave duke qenë se përfiltet se ka punuar si një balerinë ekzotike që performonte kërcime tërësisht e zhveshur. Gjithashtu në rrjete sociale thuhet se ajo është në një lidhje me një mafioz shqiptar.”- shkruan një portal spanjoll.

Ndërkohë, nuk lihet dhe pa përmendur fakti që në shumë video Trejsi shfaqet duke pirë duhan. “Rebele dhe e çmendur” cilësohet sjellja e saj.

Nuk e dimë nëse këto do të ndikojnë në vlerësimin në konkurs, por 18 vjeçarja nga Elbasani është sërish në qendër të mediave. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje