Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Në përvjetorin e lindjes të Irma Libohovës, Aurela Gaçe ka një dedikim: “Kam qenë, jam, e do mbetem fansja jote!”

Në përvjetorin e lindjes të Irma Libohovës, Aurela Gaçe ka një dedikim: “Kam qenë, jam, e do mbetem fansja jote!”
April 15
08:52 2019

Ditën e sotme këngëtarja e njohur Irma Libohova festoon ditën e saj të lindjes dhe sigurisht nuk kanë munguar urimet nga të afërm miq e kolegë.

Por ajo ç’ka na tërhoqi vëmendjen ishte pikërisht një postim i Aurela Gaçes në rrjetet sociale. Pak pas mesnate ajo ka publikuar një foto të Irmës në Facebook dhe përbri saj ka bërë një urim.

Aurela ka kujtuar se Irma ka qenë këngëtarja e saj e preferuar kur ishte e vogël dhe ajo dëgjonte çdo këngë që Irma këndonte në festival.

“Sapo ka mbushur 20 vjec, në pasaportë sapo i bëri 60 vërtetë, por në energjinë e pashtershme që ka ,është frymëzim .

Edhe 100 Diva e vërtetë e muzikës Shqiptare.
Je pasuri.!

Kam qenë ,jam ,e do të mbetem fansja jote .
Postime ditelindjesh bëj rrallë këtu në faqe, por unë nuk mund të mohoj kurrë se figura e saj në skenë, zëri i saj, mua më ka rritur.
Po, isha mbase 13 vjeç kur e pashë në skenën e festivaleve , e si fëmijë, nuk isha e aftë të zgjidhja për famën ,a për emrin , as mbase të kuptoja vokalin e saj , por zemra e zgjodhi vetë.
Sepse zemra ndjen. Ndjesi reale , e sinqertë.
Ashtu siç e ka fëmija. Këndoja vetëm këngët e saj, në çdo shfaqje, konkurrim shkollash. Kur dilte në skenë, duhet të pushonin të gjithë sepse unë mezi e prisja. Të nesërmen e dija këngën përmendësh, sepse e incizoja në kokë, e për mua ishte gjithmonë fituesja, edhe kur nuk merrte të parin.

Krenare që zemra ime prej fëmije zgjodhi këtë figurë, që edhe sot, akoma më emocionon.
Prandaj nuk mund të mos e uroja publikisht ,
Edhe 100 IRMA LIBOHOVA.
Emrin e ke të gdhendur me shkronja të arta në muzikën Shqiptare, e në brezat që rriti muzika jote”.- ka shkruajtur Aurela Gaçe në postimin e saj.

E bashkë me Aurelën edhe ne i urojmë Irmës qindra vite të lumtur!/blitz.al/

 

Image may contain: 1 person, smiling, standing and text

 

Komento
Shperndaje