Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Në “Oscars” nuk mungoi as Bleona Qereti dhe këtë herë me një gjest shumë patriotik

Në “Oscars” nuk mungoi as Bleona Qereti dhe këtë herë me një gjest shumë patriotik
February 27
09:14 2017

Këngëtarja Bleona Qereti nuk qëndron asnjëherë në hije kur vjen fjala tek eventet e mëdha. Këtë herë ajo ka postuar fotografi nga festat që janë organizuar për “Oscars 2017”, ku ka qenë edhe e ftuar. Por duke qenë të një rëndësie të madhe, të gjithë të ftuarit në këto evente parakalojnë në tapetin e kuq, ndaj dhe veshja e tyre duhet të jetë e kuruar.

Bleona këtë herë ka zgjedhur që të vishet me një fustan nga Rezarta Skifteri, stiliste shqiptare, për të promovuar kështu punën mjaft të mirë të saj edhe jashtë kufijve të Shqipërisë.

Një moment tjetër shumë interesant ka qenë kur Bleona ka pasur shansin të fotografohet pranë aktores shumë të njohur Jessica Alba dhe e ka shpërndarë me të gjithë në Instagram. /Blitz.al/

Shperndaje