Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ne jemi të sigurtë: Këto janë 4 lajmet që presim të “shpërthejnë” në portale sapo “DWS BEST” të fillojë!

Ne jemi të sigurtë: Këto janë 4 lajmet që presim të “shpërthejnë” në portale sapo “DWS BEST” të fillojë!
March 16
12:26 2018

Sapo ka dalë kudo nëpër portale lista e plotë e pjesëmarrësve të këtij viti në “Dancing with the Stars BEST” dhe balerinëve që do të kërcejnë me ta në këtë garë.

Më herët, ne të Blitz.al ju treguam personazhet VIP që janë përzgjedhur nga të gjitha edicionet ndërsa tashmë që morëm vesh edhe listën e balerinëve që do të kërcejnë me ta në çift. Sapo pamë listën, nuhatëm shumë po shuuuuumë lajme showbiz: gati për të “shpërthyer” në portale dhe ne të Blitz.al po jua lehtësojmë punën duke iu paraprirë, mos t’ju vijnë rëndë të gjitha njëherësh.

Lajmi 1: Graciano Tagani lë Tv Klan për Vizion Plus!

Në këtë edicion special të “DWS Best”, moderatorja e “Thumb”, Aulona Musta do të ketë përkrah një nga balerinët më të mirë të momentit, Graciano Taganin. Nuk e themi ne që s’marrim vesh nga baleti, e ka thënë edhe vetë Albi Nako, koreograf i Tv Klan. Largimi i Gracianos nga trupa e tij për një projekt në Vizion Plus sigurisht do të jetë një burim lajmesh. Mezi po e presim që dikush nga juria ta pyesë: “Hë Graciano, më mirë këtu apo atje?” Gati tastierat!

Lajmi 2: Si do të vazhdojë historia “e dashurisë ose miqësisë” midis Rovena Dilos dhe balerinit Eltion Merja?

U bë name në edicionin e “Dancing with the Stars” ku merrte pjesë Rovena Dilo se ajo dhe balerini Eltion Merja u përfshinë në një lidhje romantike me njëri tjetrin. Marrëdhënia e tyre shumë e mirë vazhdoi edhe pas përfundimit të spektaklit, mediat deshën shumë të kuptonin diçka më tepër por më kot sepse të dy qëndruan diskret për të sqaruar një herë e mirë raportin e tyre.

Është fat apo zgjedhje nuk e dimë, por edhe këtë vit Rovena Dilo e Eltion Merja do të konkurrojnë bashkë si çift në “Dancing with the Stars BEST”. A do ta marrim vesh përfundimisht se çfarë janë këta të dy? Të presim!

Lajmi 3: Adela Lami dhe Amos Zaharia nuk do të jenë çift në këtë edicion!

Ishin një prej çifteve që kishin më së tepërmi kimi me njëri tjetrin dhe gjithashtu u përfol shumë se ata madje nisën një romancë provave të “Dancing with the Stars”. Dyshja më pas u prononcua në media se kishin goxha konsideratë për njëri tjetrin por nuk ishin çift, ishin thjesht miq (ne ende dyshojmëëëëëë edhe sot).

Megjithatë, ishin ose jo çift, gjërat u qartësuan kur Amos nisi një lidhje të re me vajzën që ka në krahë sot.

Jo rastësisht ai nuk është më krah Adelës këtë edicion por do të kërcejë me Isida Mollaymerin (miken e ngushtë të Adelës) ndërkohë që kjo e fundit do të kërcejë me Niko Komanin. Nëse ishin vetëm, vetëm, vetëm, vetëm miq, përse nuk ishin sërish bashkë këtë vit në çift? Po presim lajmet në vijim ne!

Lajmi 4: A do ia dali Soni të shkëlqejë edhe pa Mirkon?

Një zgjedhje shumë e guximshme ajo e Soni Malaj për të qenë sërish pjesë e kastit të “Dancing with the Stars BEST” duke qenë se ajo shkëlqeu në kohën kur mori pjesë dhe gjeti aty edhe dashurinë, Mirkon, ish bashkëshortin dhe babain e vajzës saj, Anës. Do të jetë shumë emocionuese të shohim Sonin se si do ia dalë në këtë garë pa Mirkon, me të cilin kishin një kimi shumë të mirë në skenë. Soni do të kërcejë këtë edicion me Dion Gjinikën një prej balerinëve më të spikatur të këtij spektakli prej kohësh.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje