Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Në gjendje jo të mirë shëndetësore, Rita Ora anulon koncertet por fansat kanë diçka për të thënë

Në gjendje jo të mirë shëndetësore, Rita Ora anulon koncertet por fansat kanë diçka për të thënë
May 21
08:37 2018

Ajo ka pak javë që ka nisur turin e saj “Girls” i cili po rezulton mjaft i suksesshëm dhe biletat janë shitur shumë kohë më parë. Ajo me performancat e saj të veçnata në skenë ka ekejtrizuar çdo skenë në shtete të ndryshme të botës.

Por duket se jo çdo gjë po shkon mirë pasi siç duket nga lodhja e tepërt Rita Ora është në gjëndje jot ë mirë shëndetësore. Këtë ajo e ka treguar nëpërmjet një videojë të postuar në Twitter ku i kërkon falje fansave që e anuloi koncertin e javës që lamë pa.

Por siç duket fansat e saj nuk e kanë pritur mirë këtë justifikim edhe pse ne video, Rita duket shumë e lodhur dhe jo mirë nga ana shëndetësore. Ata e kanë kritikuar duke thënë se kishin blërë biletat dhe ishin të revoltuar edhe me pjesën që këngëtarja një natë më parë kishte festuar me shoqërinë e saj.

Në fakt Rita e shpreh qartë në video që doktorët i kanë kërkuar që të pushojë sepse është me risk të lartë nëqoftëse ajo do të performojë në skenë.

 

/Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje