Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Në fshehtësi të plotë, aktori i njohur i jep fund beqarisë

Në fshehtësi të plotë, aktori i njohur i jep fund beqarisë
June 09
20:48 2019

Aktori i njohur, Chris Pratt dhe vajza e Arnold Schawarzenegger, Katherine janë martuar!

Sikurse raporton “People”, çifti kurorëzoi dashurinë e tyre, të shtunën gjatë një ceremonie intime, pa shumë të ftuar dhe larg vëmendjes së medias në Montecito të Kalifornisë.

“Mund të themi se sot është dita më e lumtur për Katherine. Ajo nuk ka ndalur së qeshuri. Dhe Chris duket marramendës dhe i emocionuar. Vendi është i bukur. Shumë lule dhe gjelbërim kudo. Është një mjedis shumë romantik për një martesë”- ka treguar të tjera detaje, burimi për “People”.

Prindërit e Catherine, Maria Shriver dhe Arnold Schwarzenegger, thuhet se dukeshin shumë të lumtur në këtë ditë të veçantë të vajzës së tyre.

Në ceremoni ishte i pranishëm edhe djali 6-vjeçar i aktorit, nga martesa e tij e parë me Anna Faris, e cila perfundoi në vitin 2017, pas 8 vitesh bashkë.

Pratt, 39 vjeç dhe Schwarzenegger, 29 vjeç, njoftuan fejesën e tyre në rrjete sociale në janar të këtij viti, pas shtatë muajsh lidhje.

/Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje