Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Në Ditën Ndërkombëtare kundër Homofobisë, ky është shteti i parë aziatik që legalizon martesat homoseksuale

May 17
21:09 2019

Sot, në Ditën Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Tajvani është bërë i pari shtet në Azi që ka legalizuar martestat e së njëjtës gjini.
Ligji u votua këtë të premten në parlament.
Në  2017-n, gjykata kushtetuese vendosi që çiftet homoseksuale të kishin të drejtë të martoheshin ligjërisht.
Parlamentit iu dha një afat kohor prej dy vjetësh dhe iu kërkua të kalonin ndryshimet kushtetuese deri më 24 maj.
Vendimi u mirëprit me lot gëzimi dhe përqafime nga qindra mbështetës të të drejtave të homoseksualëve të cilët ishin mblodhur në shi jashtë ndërtesës së parlamentit, për të pritur vendimin historik.
Ndërkohë që nga ana e kundërshtarëve konservatorë pati kundërshtime.
Tajvani ka qenë lider për të respektuar drejtat e homoseksualëve në Azi, duke organizuar paradën vjetore të krenarisë së homoseksualëve në Taipei, ku marin pjesë grupe të LGBT-së nga mbarë kontinenti.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje