Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Në ditën e tij të lindjes, Lori i hap Instagram Ledionit: “Bën kot si kontrovers!”

Në ditën e tij të lindjes, Lori i hap Instagram Ledionit: “Bën kot si kontrovers!”
June 13
13:20 2019

Zyrtarisht, Ledion Liço ka një llogari të tij në Instagram!

Dhe jo me vullnetin e tij të plotë.

Me rastin e ditëlindjes, Lori Hoxha i ka “dhuruar” një profil Instagrami kunatit të saj, i cili ka gati 1 vit që nuk është përdorues në këtë rrjet social.

Lori ka ftuar të gjithë ta ndjekin faqen e tij të re duke i bërë “reklamë”:

“Ok, i hapa Ledionit Instagram se bën kot si kontrovers pa social media. Ndiqeni që ta ndiejë si detyrim të fillojë të na postojë prapë filmat e tij të preferuar për ato 6 veta që e kuptojnë”-shkruan Lori në mbishkrimin e fotos së publikuar në Insta Story ku tregohej edhe emri i ri i llogarisë së Ledionit : @ledionnlico

Në “bio” të profilit të moderatorit, blogerja ka vendosur edhe përshkrimin:

“Prezantues i Big Brother 8, i apasionuar pas librave, bashkëshort i Sara Hoxhës, të gjitha këto të radhitura sipas rëndësisë.

Gjithashtu babai i dy çunavë të vegjël dhe një qenushi “golden retriever”.”

 

Ndërkohë që Lori nuk  e ka lënë me kaq dhe e ka çuar deri në fund misionin e nisur, duke postuar edhe dy foto në “Feed”-in e Instagramit të sapohapur.

E para, sigurisht është një foto e Ledionit më Lorin:

 

Ndërsa e dyta, është sigurisht vetë Lori, shoqëruar me mbishkrimin: “Kunata ime”.

Epo, të gjithë paçim kunata me aq sens humori si Lori!

 

 

/Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje