Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Në 1-vjetorin e dasmës Elita zbulon pamjet që s’i kishim parë dhe ka një premtim për Gjikon

Në 1-vjetorin e dasmës Elita zbulon pamjet që s’i kishim parë dhe ka një premtim për Gjikon
September 22
09:06 2019

Kanë kaluar plot 1 vit që kur Elita Rudi dhe Gjiko u martuan në një prej ceremonive më të komentuara ndonjëherë në showbiz-in shqiptar. Por edhe pse i kemi ende të freskëta kujtimet nga vera që shkoi, moderatorja ka vendosur që 1-vjetorin e e dasmës ta “festojë”, duke na treguar disa pamje që nuk i kishim parë.

Në video-n që ajo e ka ndarë në Instagram, mund të shihni momentin që ata të dy i thonë PO njëri-tjetrit me gjithë zemër, ndërkohë që e kanë quajtur martesën si ëndrrën që ende vazhdon. Është dhe një foto e të dyve, ndoshta një prej fotove që tregon më bukur dashurinë e Gjikos dhe Elitës.

 

View this post on Instagram

 

@gjikotheflyboy One year down forever to go ♥️ !21.09.2018 – ♾ @joyweddingfilm

A post shared by Elita Rudi Gjikolli (@elita.rudi) on

Ndërkohë bashkangjitur me këtë postim Elita Rudi Gjikolli, ka shkruar: “ 1 vit shkoi, përgjithmonë për të shkuar”. Pra siç mund ta kuptoni, ky është dhe premtimi që ajo ka bërë për Gjikon, që do të jenë bashkë përgjithmonë dhe e gjitha kjo është shumë e bukur.

Nga ana tjetër dhe Gjiko nuk ka hezituar aspak ta shprehë dashurinë për partneren e tij, duke komentuar në këtë postim: “Jam shumë krenar që je gruaja ime, të dua Elita Rudi Gjikolli! Ishim 2, u bëm 3, vazhdojmë me prodhimin!

Dhe përtej dedikimit origjinal, mesa duket pas Zërit, Elita dhe Gjiko paskën plan të bëkan dhe shumë fëmijë të tjerë. Me plane të qarta familja Gjikolli, përgjithmonë bashkë dhe me shumë fëmijë… /Blitz.al/

Share