Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ndryshimi i Klaudia Pepas, nga signorina “Wow” në një figurë showbiz-i

Ndryshimi i Klaudia Pepas, nga signorina “Wow” në një figurë showbiz-i
April 23
17:36 2018

Klaudia Pepa është një nga balerinat më të njohura shqiptare. Ajo është vlerësuar e komplimentuar që në fillimet e karrierës së saj, që në momentin që u bë pjesë e trupës së baletit të Albi Nakos, ish-bashkëshortit.  Klaudia arriti të quhej një fenomen jo vetrëm në Tv Klan por në gjithë Shqipërinë, nofka e saj “Signorina Wow” dukej sikur e përshkruante tërësisht karakterin e saj skenik dhe impresionin që të lintekur e shihje teksa kërcente. Gjithë jeta e saj ishte pjesë e televizionit, karriera por edhe martesa me Albin pasi dy balerinët zgjodhën që të celebroheshin live në “E diela shqiptare” me të pranishëm publikun shqiptar.

Balerina e njohur vendosi që të provonte famën edhe në shtetin fqinj, në Itali.  Klaudia u bë pjesë e “Amici” dhe arriti të ishte në dyshen më të mirë në këtë spektakël. AJo zgjodhi që mos ta kufizonte karrierën e saj vetëm në pjesëmarrje si balerinë në spektakle të ndryshme por shpeshherë ka realizuar dhe video apo foto prezantimi nga më të ndryshmet që nxirrnin në pah elasticitetin e saj. Kujtojmë se më shumë se një vit më parë ajo  pozoi në bregdetin jugor e realizoi disa foto tejet artistike pa asnjë rrobë në trup. Fotot e Klaudias në atë kohë u bënë epiqendra e lajmeve dhe Klaudia u kujdes që këtë lloj marketingu të vetes ta vazhdonte.

Pak ditë më parë ajo na prezantoi një video në të cilin shfaqej jo vetëm si Klaudia balerina por edhe si një aktore e mirë e cila shprehte emocione të ndryshme brenda një videoje.

Pikërisht kjo mënyrë prezantimi e Klaudias është konsideruar interesante nga publiku. Ndryshe nga balerinët e tjerë që mjaftohen me pjesëmarrje në një trupa baleti apo në një institucion siç mund të jetë Teatri i Operas dhe Baletit, Klaudia ka preferuar të krijojë një personalitet, një karakter të veçantë si balerinë duke tentuar të jetë “e përvetshme” artistikisht.


Nëse do i hidhnit një sy profilit të saj në Instagram, dikush që ndoshta nuk e njeh mirë Klaudian mund ta ngatërrojë atë edhe me një personazh showbiz-i apo blogere. Kjo sepse Klaudia prej kohësh preferon që në Instagram-in e saj të publikojë jo vetëm foto që vënë në pah aftësitë e saj si balerinë por edhe format e trupit duke u shfaqur seksi apo sensuale. Tentativa e Klaudias për të qenë një personazh showbiz-i edhe pse me profesion balerinë nuk është aspak diçka e gabuar, përkundrazi. Kjo nënkupton një vëmendje më të madhe për të. Pra mos e konsideroni më Klaudian thjesht një balerinë! Dukshëm ajo është pjesë e showbiz-it , jo vetëm për profilin  e saj të deritanishëm por edhe sepse për ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në jetën e saj personale. Ndarja nga Albi dhe fakti që e quajti ish-bashkëshortin vëlla nuk kishin se si të kaloheshin pa koment nga mediat. E vetmja gjë me interes që Klaudia fitoi ishte vëmendja!/Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje