Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ndryshimet në televizione prekin edhe gazetaren e njohur shqiptare…

Ndryshimet në televizione prekin edhe gazetaren e njohur shqiptare…
August 31
18:57 2017

Ndryshimet në televizione kanë qenë kryefjalë e portaleve ditët e fundit, por këtë herë nuk do të flasim për ndërrim logoje ekrani, por vetëm ndryshim dite transmetimi.

“Ekopolitikë”, debati kryesor për ekonominë, do të vijojë të jetë në “Ora News” me autore dhe moderatore Aurora Sulçen. Por ajo që ka ndryshuar është dita e transmetimit.

“Ekopolitikë” nuk do të jetë më të martën, por të premten në “prime time”, 21.00 – 22.50. Ai do të çelë kështu sezonin e ri të emisioneve në këtë televizion, këtë të premte më 1 shtator, ashtu siç njofton edhe vetë moderatorja Aurora Sulçe.

Gjithashtu, mësohet se gazetarja e njohur e ekonomisë do të vijojë moderimin e rubrikës ekonomike “Para e pasuri” sërish me ndryshim të ditëve të transmetimit. Tani rubrika do të jetë “live” të hënën dhe të mërkurën, ora 15.00, në “Ora News”.

Për të gjithë ata që nuk e dinë, Sulçe është kunata e moderatorit të njohur Alban Dudushi./Blitz.al

Image may contain: 1 person, text

Shperndaje