Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ndryshime në Tv Klan: Olsi Bylyku lë “BE Caffe” për “Duplex”-in!

Ndryshime në Tv Klan: Olsi Bylyku lë “BE Caffe” për “Duplex”-in!
August 22
15:19 2019

Shtatori pritet të nisë me ndryshime të mëdha sidomos për televizionet. Deri tani kemi dëgjuar për shumë moderatorë që janë larguar nga programet e tyre për të shkuar drejt një tjetër logoje.

Prej kohësh në media po flitet se çfarë do të ndodhë me “BE caffe” pas largimit të Erion Isait. Gjithashtu flitet se Ermal mamaqi nuk do të jetë më në Tv Klan dhe rrhjedhimisht hapësira televizive do tv lirohet për shown e humorit “Duplex”. Por sot është zbuluar një tjetër lajm.

Sipas “News 31”, Olsi Bylyku do t’i bashkohet kastit të aktorëve të “Duplex”. Ata do të “bashkojnë forcat” duke sjellë një program totalisht të ri, fokusi i të cilit do të jetë argëtimi nëpërmjet humorit dhe muzikës. Programi do të jetë nën drejtimin e Marinës dhe do të transmetohet  çdo të shtunë, në orën 21:00.

Por nëse ndodh kështu atëherë rrjedhimisht struktura e deritanishme e “Duplex”, ish- “Apartamenti 2xl” rezulton se do të ndryshojë. Kjo për shkak se prezenca e Marinvs në rolin e prezantueses e nxjerr formatin nga kornizat në të cilën e kemi parë deri tani duke e çuar në një version të ngjashëm me atë që shohim në “Portokalli” prej vitesh.

Gjithsesi detaje më të qarta pritet të zbulohen në javët në vazhdim ndërkohë që ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë me “BE Caffe” dhe me Bes Kallakun pas kalimit të Olsi Bylukut në “Duplex”.

 

Komento
Shperndaje