Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ndriçim Xhepa i nënshtrohet një operacioni të vështirë. Ja gjendja e tij shëndetësore

Ndriçim Xhepa i nënshtrohet një operacioni të vështirë. Ja gjendja e tij shëndetësore
October 20
15:58 2017

Shëndeti i aktorit, Ndriçim Xhepa, gjatë viteve të fundit, është prekur nga një sëmundje aspak e lehtë për t’u ndjekur e përmirësuar.  Prej ditësh aktori i njohur ndodhet jashtë Shqipërisë ku dhe i është nënshtruar një operacioni.  Në një prononcim të pak ditëve më parë Xhepa sqaroi se duhet të kryente një operacion në mushkri në Gjermani.

“Nuk është gjendje alarmante por një situatë që kërkon ndërhyrje të menjëhershme. Kam një ftohje të vjetër që më rikthehet herë pas here. Si pasojë mushkëria ka krijuar një masë, që duhet hequr. Por meqë këtu nuk janë mjetet e nevojshme për këtë ndërhyrje, me ndihmën e një fondi do mund të realizohet në Gjermani. Pas dhjetë ditësh do të jem sërish në Tiranë”.- është shprehur ai.

Elma Doresi, regjisore e njohur e Teatrit Kombëtar ka dhënë lajmin e mirë për të gjithë artdashësit duke treguar se operacioni të cilit i është nënshtruar aktori ka përfunduar me sukses.

“Një lajm i mirë për të gjithë ata që e njohin Çim Xhepën: Ndërhyrja perfundoi me sukses.
Jetë të gjatë miku ynë i vjetër!”,- shkruan një nga miqtë e aktorit.  Ne i rupjmë shërim të shpejtë Ndriçim Xhepës./Blitz.al/

Shperndaje