Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ndoshta nuk do ta besoni, por këta personazhë të njohur e kanë emrin e vërtetë totalisht ndryshe

Ndoshta nuk do ta besoni, por këta personazhë të njohur e kanë emrin e vërtetë totalisht ndryshe
March 15
22:44 2019

Ata janë personazhë për të cilët dëgjojmë çdo ditë si Meghan Markle, Gigi Hadid etj. Mund të surprizoheni nëse zbuloni se emrat e tyre të vërtetë janë shumë ndryshe. Ka shumë arsye pse kanë zgjedhur të shfaqen me emra të tjerë. Disa thjesht kanë preferuar të kenë emrin e tyre të mesit apo një nickname. Të tjerë mund ta kenë ndryshuar për shkak të rregullave në botën e Hollywood si për shembull nuk mund të regjistrohen dy aktorë në një organizatë me të njëjtin emër.

Meghan Markle
Emri i vërtetë i dukeshës është në fakt Rachel. Shpesh edhe mbretëresha e ka thirrur me këtë emër.

Jason Momoa
Fansa të “Aquaman”, mësoni se emri i tij është në fakt Joseph, ndërkohë Jason është një ndër emrat e tij të mesit.

Miley Cyrus
Miley është ndër ata personazhë që e kanë treguar se emri i tyre i vërtetë është ndryshe. Babai i saj ka treguar se e ka quajtur Destiny Hope, sepse mendonte se fati i të bijës ishte t’i jepte botës shpresë.

Gigi dhe Bella Hadid
Shkurtimisht, emri i parë i Gigit është Jelena, ndërsa i Bellës është Isabella.

Olivia Munn
Emri i aktores është thjesht Lisa, por ajo ka zgjedhur të shfaqet me emrin e saj të mesit.

Brad Pitt
Zoti Pitt është një “Ëilliam Bradley Pitt”.

Dakota dhe Elle Fanning
Listës së personazheve që kanë zgjedhur emrin e tyre të mesit, i shtohen dhe Dakota e Elle Fanning. Ose më saktë, Hannah dhe Mary.

Camila Cabello
Emri i parë i këngëtares është Karla.

Vin Diesel
Ndërsa aktori i njohur Vin Diesel ka bërë një zgjedhje totalisht ndryshe për emrin e tij skenik. Ai në të vërtetë quhet Mark Sinclair.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje