Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ndodhej në Mynih, aktorja Monika Lubonja tregon atë që përjetoi

Ndodhej në Mynih, aktorja Monika Lubonja tregon atë që përjetoi
July 23
00:46 2016

Në sulmin e psasdites së sotme në Mynih, ka qenë e pranishme edhe aktorja Monika Lubonja, e cila ka treguar në profilin e saj në Facebook, tmerrin që ka përjetuar në qytetin  gjerman.

“Sot në Mynih përjetuam një moment shumë të vështirë ku përjetuam nga qendra e qytetit terrorin e panikun e ditës sotme”, – shkruan Lubonja, aktualisht drejtoreshë e Teatrit të Kukullave. “Vrapuam disa km deri sa dolëm nga zona e paralizuar e qytetit. Pamë njerëz të trembur që lëshonin valixhet në mes të rrugës para stacionit të trenit e vraponin me turmën”.

Lubonja e mbyll postimin e saj duke shkruar: “Kjo që po ndodh është e papranueshme e na bën të mendohemi cfarë i detyron këta njerëzit deri në këtë pikë.”

Shperndaje