Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

“Ndjenja më e bukur në botë”- Luana Vjollca merr dhuratën e veçantë nga fansat pas koncertit

“Ndjenja më e bukur në botë”- Luana Vjollca merr dhuratën e veçantë nga fansat pas koncertit
July 23
09:39 2019

Eshtë fakt që Luana Vjollca është një nga personazhet e showbizit që ka më së shumti fansa në rrjetet sociale dhe jo vetëm. Kjo mund të shihet nga numri i klikimeve që mori kënga e saj e re, në bashkëpunim me Faydee, në një kohë rekord dhe nëse ke një llogari në Instagram. Sepse edhe nëse nuk e ndjek Luanën, “luanatorët” i sheh gjithandej.

E mesa duket fansat e moderatores/këngëtares ose çfarë do që Luana do të quhet, nuk janë të zjarrtë dhe aktivë vetëm online, por edhe sa herë jep ndonjë koncert. Kështu ka ndodhur dhe mbrëmjen e djeshme, fill pas koncertit në Ferizaj, kur ajo ka marrë disa dhurata nga fansat që mund të ishin të pranishëm gjatë performancës së saj.
Në një video të postuar në Instagram, që është pikërisht kjo:

 

View this post on Instagram

 

Pas koncertit… NDJENJA ME E BUKUR NE BOTE !!! #Luanator Ju du. #MyFansAreTheBest 😍😍😍

A post shared by LUANA (@luanavjollca) on

Luana tregon dedikimet, letrat dhe çdo gjë tjetër që fansat i kanë dhënë, e që ajo i lexon dhe i sheh të gjitha me shumë dashuri. “Pas koncertit…NDJENJA Më E BUKUR Në BOTë!! Luanator ju du. Fansat e mi janë më të mirët“- shkruan moderatorja bashkangjitur me videon.

Ndërkohë, në mes të gjithë dhuratave që ka marrë është dhe një varëse, që në pamje të parë është floriri, dhe që sigurisht i është dhuruar Luanës nga ajo që ajo i quan familja e luanatorëve.

E duke parë gëzimin e saj kur e ve varësen, mund të themi që është dhurata më e veçantë dhe që e ka pëlqyer më shumë, e që me siguri nuk do ta heqë për ca kohë. Eshtë mirë kur i vlerëson ata që të ndjekin e të përkrahin dhe Luana e bën gjithmonë këtë, kështu që chapeau!

Dhe meqë bëra gjithë këtë artikull, luanatorë, e meritoj një varëse apo jo? /Blitz.al/

Share