Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ndërron jetë në moshën 92-vjeçare babai i moderatores së njohur!

January 13
12:28 2018

Dita e djeshme ka qenë një ditë e trishtë për moderatoren e njohur, Ellen DeGeneres, e cila në programin me të njejtin emër ka lajmëruar ndarjen nga jeta të babait të saj.

Ashtu siç është zakoni i Ellen, e ulur në kolltukun e saj, ka treguar se i ati ka ndërruar jetë në moshën 92-vjeçare.

“Përpara se të shkojmë në publicitet, dua t’ju flas edhe për diçka tjetër”, – shprehet Ellen. “Dje, kur ju fola për katastrofën natyrore në komunitetin tim të Montecito-s, ju thashë që po kaloja të tjera situata të tjera të vështira. Përveç asaj katastrofe, unë humba edhe babain tim!”

“Ai ishte shumë krenar për mua. E dashuronte këtë show dhe më pranoi mua ashtu siç isha. Ne bëmë vetëm njëherë pushime familjarisht. Kur isha e vogël, ne shkuam në Warner Bros, dhe tani, në studion ku unë punoj [Warner Bros] u shfaq një ylber. Besoj se është shumë krenar që një studio në këtë vend ka emrin tim!”, – përfundon Ellen. /Blitz.al/

Shperndaje