Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ndërron jetë këngëtari i njohur në moshën 67-vjeçare

Ndërron jetë këngëtari i njohur në moshën 67-vjeçare
February 01
09:15 2017

John Wetton, këngëtari i cili ka qenë anëtar i “King Crimson” dhe bashkëkrijuesi i një super grupi si “Asia”, është ndarë nga jeta pas një beteje të gjatë me kancerin. Më herët këtë vit, Wetton kishte lajmëruar se nuk do të ishte pjesë e turit të “Asia”-s sepse nuk mundej nga ana shëndetësore.

Albumi i tij i fundit u lançua në vitin 2011, “Raised in Captivity”, ndërkohë që ka bërë një sërë turnesh në botë përgjatë gjithë karrierës së tij, duke krijuar një bazë fansash të zjarrtë që e ndiqnin kudo.

Një nga këngët më të njohura të tij ka qenë “Heat of the Moment”. Lajmin e hidhur për publikun e ka dhënë pikërisht stafi menaxherial i grupit “Asia”.

“Jeta nuk do të jetë më e njëjta pa të dhe fjalët nuk janë të mjaftueshme për të shpjeguar dhembjen tonë dhe të miliona fansave në të gjithë botën, por e dimë se muzika e John do të mbetet dhe dëgjohet, e qartë dhe e fuqishme, gjithmonë”, – ka mbyllur statusin grupi “Asia”. /Blitz.al/

Shperndaje