Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ndërron jetë ish-kitaristi i “3 Doors Down”

Ndërron jetë ish-kitaristi i “3 Doors Down”
August 21
11:35 2016

Ish-kitaristi i “3 Doors Down”, Matt Roberts, ka ndërruar jetë në moshën 38-vjeçare. Pavarësisht se ende nuk është konfirmuar shkaku i vdekjes së tij të papritur, artisti dyshohet të ketë vdekur si pasojë e një mbidoze.

Në prononcimin e tij për “TMZ” babai i Matt, Darrell, u shpreh se mbidoza mund të ketë qenë aksidentale dhe jo e qëllimtë nga ana e të birit. Ata ishin duke qëndruar në një hotel në Milwaukke në kuadër të performancës së Matt Roberts në një event bamirësie. Darrell u informua për vdekjen e të birit nga dedektivët, në orën 9.00 të së shtunës.

Roberts u shkëput nga “3 Doors Down” në vitin 2012 për shkak të disa problemeve shëndetësore. “3 Doord Down” do të ketë gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time. Ky vendim më shqetëson, por shëndeti im mbetet prioritet”,- u shpreh ai atë kohë. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje