Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ndërpritet  transmetimi i  koncertit  të Rita Orës , RTK sqaron arsyet

Ndërpritet  transmetimi i  koncertit  të Rita Orës , RTK sqaron arsyet
February 18
00:24 2018

Mediat në Kosovë kanë transmetuar nga fillimi koncertin e mbajtur në Prishtinë me rastin e 10 vjetorit  të Pavarësisë së Kosovës. Pasi ka kënduar reperi Ledri Vula , ka ardhur momenti që në skenë të ngjitej këngëtarja me famë botërore Rita Ora e cila është prezantuar nga kryeministri Haradinaj. Ajo është shfaqur e veshur  “kuq e zi” dhe ka ndezur atmosferën që në minutat e para. Nga televizori ne kemi arritur të shohim vetëm 2 këngë të përformuara nga Rita  sepse transmetimi është ndërprerë pa dhënë asnjë shpjegim.

Por vetëm pak minuta më parë në profilin e tij në Facebook ka reaguar me anë të një statusi redaktori përgjegjës, Lorik Arifa i cili ka sqaruar arsyet e ndërprerjes së koncertit duke sqaruar:

“Te nderuar po e shoh se perkunder paralajmerimeve ne RTK se kemi siguruar te drejten vetem te dy kengeve te Rita Ores, njerez te pa informuar dhe qellimkeqinj po mundohen me shpifje ta njollosin RTK-ne.

Rita Ora ka kontrate ne Kompanine WARNER. Si e tille nuk ka te drejte qe te kendoje dhe kenget e saj te transmetohen kudo sepse ka marreveshje per te drejtat e autorit. Para se te merreni me shpifje lexoni ligjin per te drejtat e autorit e poashtu edhe lexoni per gjobat qe mund te pasojne ne rast se shkelet marreveshja.

RTK bashke me Kompanine AMC ka arritur marreveshje me shkrim me WARNER per keto 2 kenge te cilat ËARNER nuk ka lejuar te transmetohen as ne satelit, as ne Youtube e as ne rrjetet sociale por vetem ne territorin e Kosoves (Free To Air).
Po ua bashkangjes komunikimin e fundit me email.

P.S. RTK dhe AMC posedojne kontrate me shkrim per transmetimin e sontem andaj cdo transmetim tjeter televiziv eshte bere ilegalisht andaj ata qe e bene i dijne pasojat dhe do te ballafaqohen me to.”

Komento
Shperndaje