Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ndërpriten xhirimet e “Fifty Shades of Grey”, Jamie Dornan dhe Dakota Johnson në Nice

Ndërpriten xhirimet e “Fifty Shades of Grey”, Jamie Dornan dhe Dakota Johnson në Nice
July 15
15:32 2016

Mesa duket në Nice paska pasur një sërë aktivitetesh të planifikuara për këtë fundjavë. Përveç Rihanna-s, e cila do të mbante sonte një koncert (lexo këtu), atje ndodheshin edhe aktorët e njohur Jamie Dornan dhe Dakota Johnson.

Jamie dhe Dakota, që luajnë rolin e Christian Grey dhe Anastasia Steele, do të xhironin seritë reja të “50 Shades of Gray” këtë fundjavë.  Xhirimet janë shtyrë për shkak të sulmit.

Në një deklaratë në Facebook, producenti i filmit, Dana Brunnetti, ka konfirmuar se të gjithë  janë mirë dhe të sigurt.  Gjithashtu, nëpërmjet një postimi në Twitter, ai ka shprehur ngushëllimet e tij për familjarët e viktimave.

Komento
Shperndaje