Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nderohet kujtimi i Freddie Mercury-t, yll jo vetëm në tokë por edhe në qiell

Nderohet kujtimi i Freddie Mercury-t, yll jo vetëm në tokë por edhe në qiell
September 05
16:52 2016

Figura e Freddie Mercury-t është nderuar duke i vënë emrin e tij një asteroidi për të kujtuar ditëlindjen e tij të 70-të.  Asteroidi 17473 është riemëruar si asteroidi 17473 Freddie Mercury dhe është i vendosur mes orbitave të Marsit dhe Jupiterit. Ka qenë Brian May, kitaristi i “Queen”, ai që e ka njoftuar lajmin gjatë pjesëmarrjes në eventin për ditëlindjen e legjendës së muzikës në Zvicër.

“Tani e tutje ky objekt do të njihet si asteroidi 17473 Freddie Mercury. Publikuar në deklaratën e 4 shtatorit, ky njoftim është për të treguar ndikimin që Mercury ka pasur në botë”,- është shprehur Brian.

“ Ai më herët ka kënduar: “Unë jam një yll që kërcej në qiell…” dhe kjo tashmë mund të quhet diçka e vërtetë. Edhe pse s’mund ta shihni me sy, është e sigurt që ai është në qiell, duke lodruar”./Blitz.al/

Shperndaje