Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Ndërkohë që të gjithë presin muzikë të re nga Dua Lipa, këngëtarja merr vendimin drastik

Ndërkohë që të gjithë presin muzikë të re nga Dua Lipa, këngëtarja merr vendimin drastik
October 14
10:45 2019

Okay, se ndoshta mund të jeni trembur pak nga titulli. Vendimi drastik nuk ka lidhje me karrierën e saj por me Instagram-in. Gjithsesi mbetet një vendim i çuditshëm dhe që ka nevojë për analizë kështu që ja ku fillojmë.

Dua Lipa kohët e fundit duket se është në një vend të mirë, si në jetën personale ashtu dhe në atë profesionale. Lidhja me Anwar Hadid duket se po shkon mirë, madje javën e kaluar këngëtarja shqiptare ishte e pranishme dhe në festën e ditëlindjes së motrës së tij, Bella Hadid. Ndërkohë nëse do flasim pak për karrierën dhe projektet e reja të Duas, vitin e fundit ka qenë e zënë duke marrë çmime të rëndësishme, duke organziaur koncerte apo duke u bërë pjesë e fushatave të rëndësishme të modës. Megjithatë muzikë të re nuk ka pasur aq sa duam ne dhe kjo me qëllim. Pasi Dua po punon për albumin e ri, që me siguri do të jetë si të gjithë prodhimet e tjera të Lipës, i shkëlqyer.

Por ndërkohë që ne presim lajme për albumin apo për ndonjë single të ri, Dua vendosi të marrë vendimin drastik(ja ku dolëm) në Instagram-in e saj dhe ka fshirë të gjtha postimet që ka bërë deri tani.

Siç mund ta shihni në foton ku shfaqet profili i saj, këngëtarja nuk ka më asnjë foto apo video në Instagram, megjithatë vazhdon të ketë dhjetra milionë ndjekësit dhe vazhdon të ndjekë disa qindra persona. Kjo do të thotë vetëm një gjë. Kjo nuk është një lëvizje “e keqe”. (sepse e keni parasysh, kur dikush kalon ndonjë fazë jo të mirë në jetë ose nuk e di, ndahet nga i dashuri, çaktivizion Instagram-in ose heq të gjitha ata që ndjek). Dua do të vazhdojë të jetë aktive, por mënyra si ajo poston në Instagram, apo përmbajtja (kontenti) i fotove të saj do të ndryshojë në të ardhmen. Dhe ne besojmë se kjo ka lidhje me faktin që Dua ka ndryshuar dhe look së fundmi, pra është bërë bjonde dhe gjithashtu me faktin që ajo ka premtuar surpriza në të ardhmen.

Ndoshta të gjithë ndryshimet kanë të bëjnë me mënyrën si po pregatitet të hidhet në treg albumi i saj ose si do zgjedhë të prezantohet ajo në të ardhmen. Sido që të jetë kemi vetëm një kërkesë kryesore për Dua Lipën, këngëëëë të rejaaa!

/Blitz.al/

Share