Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Ndërkohë që Miley Cyrus shijon lidhjen e re, Kaitlynn Carter tregon si ra në dashuri me të

Ndërkohë që Miley Cyrus shijon lidhjen e re, Kaitlynn Carter tregon si ra në dashuri me të
November 05
15:46 2019

Puthja e Miley Cyrus me Kaitlynn Carter, dy shoqe të ngushta që u kthyen në të dashura, bëri xhiron në rrjet dhe u komentua gjatë në mediat botërore.

Të dyja po pushonin jashtë vendit këtë verë pas ndarjeve nga burrat e tyre përkatës, Brody Jenner dhe Liam Hemsworth. Duke “qarë hallin” e njëra-tjetrës, vajzat nisën një lidhje e cila përfundoi shumë shpejt, edhe pse në fakt për njërën pati një kuptim të veçantë.

Kaitlynn ka rrëfyer së fundmi për “Elle” se ajo ende nuk e ka marrë tërësisht veten pas ndarjes, pasi kishte rënë në dashuri me Miley-n.

“Ndërkohë që unë dhe mikesha ime kaluam gjithë gushtin bashkë nëpër Europë, duke u përpjekur të hidhnim pas krahëve ndarjet, lindi romanca. S’e mendoja kurrë që do të isha aq e dhënë pas saj, siç nuk isha me askënd tjetër. Para atij udhëtimi s’e kisha menduar kurrë atë në mënyrë romantike. Edhe pse media e quajti lidhjen tonë “flirt vere”, për mua ishte shumë më shumë se aq. Zbulova veten, për herë të parë dëgjova veten, harrova normat dhe jetova. Uroj që kujdo t’i jepet kjo mundësi, për të kuptuar cili version i vetes ndihen më mirë. Ishte po ajo forcë e njohur e natyrës; Nuk kam pse të mendoja për ndonjë gjë ose të mbianalizoja. Thjesht ndodhi dhe ndjehesha shumë mirë. ”- u shpreh Carter.

PAs ndarjes nga Kaitlynn, Cyrus është një lidhje me këngëtarin australian Cody Simpson./Blitz.al/

 

 

View this post on Instagram

 

It’s easy to tease but hard to get release … 🖤

A post shared by Miley Cyrus (@mileycyrus) on

Share