Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ndarja nga Jolie e shndërroi Brad Pitt-in nga mashkullin më të bukur në botë, në njeriun-hije

Ndarja nga Jolie e shndërroi Brad Pitt-in nga mashkullin më të bukur në botë, në njeriun-hije
March 31
08:35 2017

Që pas ndarjes nga Angelina Jolie, Brad Pitt e ka mbyllur veten në studion e tij artistike në Los Angeles dhe është fokusuar në punë, duke dashur në një farë mënyre të shkëputet nga realiteti. Orët e punës kanë qenë të tejzgjatura, aq sa Pitt mund të ketë qëndruar edhe 15 orë duke punuar e duke dëgjuar këngë të trishta.  Ditën e djeshme, ai është fotografuar pranë studios së tij. Ai dukej i dëshpëruar, kishte humbur shumë në peshë. Babai i gjashtë fëmijëve mund të themi se nga ikona e një mashkullit më të bukur në botë tashmë është kthyer në njeriun-hije.

Gjatë gjithë kësaj kohe ai është duke punuar mbi një skulpturë me ndihmën e artistit britanik Thomas Housago.

“Ai e kalon gjithë natën duke punuar në skulpturën e tij dhe duke dëgjuar këngë emocionale.

“Të gjithë e dinë se është nga ajo që po ndodh me të personalisht, por askush nuk thotë asgjë. Ai është një djalë i qetë dhe shumë i përulur. Ai është mësuar me një ritëm të shpejtë”,- është shprehur një burim./Blitz.al/

Shperndaje