Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ndarja Jolie-Pitt shkoi më larg nga sa e prisnim! Bëhen bashkë personazhet publikë shqiptarë

September 21
13:34 2016

Beatrix Ramosaj

Picture 1 of 5

Fillimisht ka qenë këngëtarja Beatrix Ramosaj e cila është prekur seriozisht nga lajmi i ndarjes duke bërë një postim në Instagram se të gjitha lutjet shkojnë për Jolie-Pitt, si dhe fëmijët e tyre në këtë moment të vështirë që ata po kalojnë.

Ndarja e çiftit të famshëm Angelina Jolie dhe Brad Pitt ka bërë  bujë mediatike mjaft të madhe. Rrjetet sociale, mediat e shkruara, emisionet – të gjitha po dedikojnë një hapësirë të caktuar për lajmin e ditës. Megjithatë, duhet thënë se përveç tyre, “pjesë e ndarjes” duket se janë bërë edhe personazhe të tjerë publikë, duke qenë se janë sensibilizuar dhe kanë dhënë opinionet e tyre lidhur me këtë çështje në postime apo dalje publike.

Por aq shumë janë “tronditur” nga ky lajm (kjo më së shumti sepse Jolie-Pitt kanë vite që janë kthyer në mit për të gjithë ata që besojnë te dashuria dhe te marrëdhëniet e vërteta edhe brenda Hollywood-it) sa edhe personazhe publikë shqiptarë kanë vendosur të ndajnë me ndjekësit e tyre ndjesi apo mendime lidhur me “ndarjen e vitit”.

Nëpërmjet galerisë ndiqni reagimet e disa prej tyre…

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje