Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ndarja e parakohshme e Ergit nga jeta, babai një ditë më parë kishte shkruar poezi për vdekjen

Ndarja e parakohshme e Ergit nga jeta, babai një ditë më parë kishte shkruar poezi për vdekjen
November 22
10:30 2016

Lajmi i hidhur për ndarjen nga jeta në një aksident fatal të dy të rinjve, Ergi Dini 22 vjeç dhe shokut të tij Kejdi Halili 21 vjeç, i ka shokuar të gjithë.

Familjarët kanë njoftuar në rrjete sociale ndarjen e parakohshme nga jeta të djalit të tyre. Këngëtarja e njohur Barbana Dini, motra e Ergit, ka shkruar në Facebook se kjo është një humbje e thellë për gjithë familjen.

“Faleminderit të gjithëve për ngushëllimet, edhe pse për ne s’ka ngushëllim! Ju lajmëroj se varrimi bëhet në orën 15:30 në Shkodër”,- shkruan Barbana.

I ati i Ergit, Dashamir Dini, një ditë para ngjarjes së dhimbshme kishte shkruar në Facebook një poezi për vdekjen të titulluar “Çasti i keq”./Blitz.al/

 

ÇAST I KEQ

Vdekja

më vështron

me sytë tuaj…

Retë dhe pulëbardhat

digjen nga perëndimi.

Mbi buzët tuaja

prej lamtumire,

më pret puthja e fundit.

Hëh!

Trëndafilat prej gjaku

të urrejtjes,

do thahen

në parvazin e horizontit.

Unë pres

i veshur

me smokingun e zi të muzgut,

të takoj ditën tjetër…

Dashamir Dini

Komento
Shperndaje