Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ndahet një tjetër çift! Iggy Azalea : E ardhmja ime sot është një faqe bosh

Ndahet një tjetër çift!  Iggy Azalea : E ardhmja ime sot është një faqe bosh
June 20
15:58 2016

Lajmet për ndarjen e çifteve të Hollivudit kanë qenë të shpeshta kohët e fundit. Duket se në këtë rrjedhë janë përfshirë edhe Iggy Azalea dhe Nick Young  të cilët thuhet se janë ndarë pas një lidhjeje njëvjeçare.

Ka qenë vetë Iggy ajo që e ka bërë publike këtë fakt se tashmë “i ka dhënë duart”  të fejuarit të saj, basketbollistit Yong.

“Për fat të keq, edhe pse e dua Nick dhe kam provuar vazhdimisht ta rindërtoj besimin tek ai, javët e fundit kam kuptuar se nuk mund t’ia arrij. Unë vërtet dëshiroj më të mirën për të.  Nuk është asnjëherë e lehtë që të ndahen rrugët me një person me të cilin ke planifikuar të ardhmen tënde, por e ardhmja mund të rishkruhet dhe e imja sot është një faqe bosh”,- ka shkruar ajo.

Më herët është thënë se Nick e ka tradhtuar Iggy-n me një vajzë 19-vjeçare dhe këtë e dëshmonte një  video e filmuar nga një shok i grupit të basketbollit, D’Angelo Russell.  Një tjetër rast pohonte se një vajzë është ankuar se Nick dhe disa nga shokët e tij e kanë  ngacmuar  seksualisht.

Në mars, pas daljes së videos dhe thashethemeve të shumta, këngëtarja njoftoi se e kishte shtyrë dasmën, edhe pse pranoi se bëhej fjalë për përplasje me datat e turneut dhe jo për ndonjë pabesi të mundshme të basketbollistit.

Nick e konfirmoi ndarjen në një mënyrë më pak poetike, duke ndryshuar statusin në Twitter në “single”.

Çifti ka filluar të dalë në vitin 2013 dhe ai i propozoi asaj vitin e kaluar.

Shperndaje