Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ndahet një nga çiftet më të përfolura të Hollywood-it

November 23
18:32 2016

bloom

Lidhja e tyre ka bërë bujë në mediat botërore dhe ata janë etiketuar si një ndër çiftet më simpatike të Hollywood-it. Katy Perry dhe Orlando Bloom i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre pas 10 muajsh lidhje. Sipas Hollywood life, thuhet se shkak i ndarjes kanë qenë pikëpamjet e ndryshme dhe Orlando ka qenë ai që i ka dhënë fund gjithçkaje pas festës së Halloween-it.

“Orlando i ka dhënë fund lidhjes së tyre. Ai ka pohuar se nuk ishte gati të martohej dhe të bëhej me fëmijë”,- është shprehur burimi.

Sipas të njëjtit burim, këngëtarja ka dashur që lidhja e tyre të merrte përmasa të tjera, pse jo, të krijonin familje së bashku, por duket se aktori nuk ka qenë plotësisht dakord. Asnjëri prej dy personazheve nuk e ka konfirmuar lajmin e ndarjes. Të fotografuar bashkë vetëm në mars, marrëdhënia e tyre u mbajt gjithmonë larg syve kureshtarë./Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje