Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ndahet një nga çiftet më të njohura të Hollywood-it

September 11
09:36 2016

 

Cara Delevingne kohët e fundit deklaroi në një intervistë se ishte thellësisht e dashuruar. Megjithatë, sipas disa burimeve, ajo dhe e dashura e saj muzikante, St. Vincent, janë ndarë edhe pse janë përpjekur ta mbajnë sa më të fshehtë këtë.  Sipas një burimi për “The Sun”, ato kanë shkuar tashmë në rrugë të ndryshme dhe shkaku i ndarjes ka qenë largësia.

“Distanca mes Cara dhe Annie bëri që të ftohej marrëdhënia e tyre, kjo ishte edhe arsyeja se pse ato i kanë dhënë fund lidhjes”, – tha burimi. “Largësia filloi të ndihej që në muajin gusht, kur Cara kishte ditëlindjen, në festën e së cilës Annie nuk u duk askund”.

Në fillim të muajit shtator, në një intervistë për “Vogue”, Delevingne është shprehur për St. Vincent se para se ta njihte atë nuk e dinte se çfarë ishte dashuria./Blitz.al/

Shperndaje