Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ndahet një nga çiftet më të famshme të Hollywood-it

November 11
09:32 2016

bell

Bella Hadid dhe këngëtari The Weeknd i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Çifti ka qenë bashkë në një romancë dashurie prej 18 muajsh, por duket se gjithçkaje i ka ardhur fundi.  Lajmi i ndarjes së modeles 20-vjeçare nga këngëtari 25 vjeç është konfirmuar ditën e enjte nga “People”.

“Ka qenë shumë e vështirë për ta të koordinonin oraret  dhe ai ka qenë shumë i përqendruar në finalizimin e promovimin e albumit të ri. Ata ende ndiejnë për njëri-tjetrin, por do të mbeten miq të mirë”,- ka thënë burimi.

Asnjëri prej dy protagonistëve nuk ka pranuar të prononcohet rreth këtij lajmi.  Çifti u takua dhe u lidh pas njohjes dhe bashkëpunimit në prill të vitit 2015, kur Bella pozoi për albumin e këngëtarit kanadez “Beauty Behind The Madness”. Ndërsa Weeknd është i zënë me projektin e tij muzikor, Bella është duke u përgatitur për debutimin e saj si modele e Victoria’s Secret. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje