Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ndahet nga jeta në moshën 60-vjeçare aktorja Carrie Fisher

Ndahet nga jeta në moshën 60-vjeçare aktorja Carrie Fisher
December 28
12:55 2016

Aktorja e njohur e Hollywood-it, Carrie Fisher, ndërroi jetë mëngjesin e djeshëm në moshën 60-vjeçare. Fisher u nda nga jeta ditën e martë,  disa ditë pasi pësoi një atak kardiak në avion gjatë kohës që po fluturonte drejt Los Angeles. Lajmi është konfirmuar nga vajza e saj.

“Me trishtim shumë të thellë, Bille Lourd, vajza e aktores së njohur, konfirmon se nëna e saj e dashur, Carrie Fisher, u nda nga jeta në orën 8:55 në mëngjes. Ajo ishte një personazh shumë i dashur për publikun dhe të gjithë jemi thellësisht të trishtuar për këtë humbje”,- thuhet në deklaratë.

Shfaqja e parë e Carrie-t në një film ka qenë në vitin 1975. Ajo është e njohur për rolin e saj si Princesha Leia në trilogjinë “Stars Wars” në moshën 19-vjeçare. Jo vetëm aktore, por edhe shkrimtare, Fisher kishte shkruar në një libër të gjithë jetën e saj dhe problemet me shëndetin mendor. Ajo la pas dy fëmijë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje