Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ndahet nga jeta “Mjeshtri i Madh” i valleve shqiptare Rexhep Çeliku

Ndahet nga jeta “Mjeshtri i Madh” i valleve shqiptare Rexhep Çeliku
January 12
10:33 2018

Në orët e para të mëngjesit ka humbur jetën në moshën 63 vjeçare mjeshtri i madh  Rexhep Çeliku si pasojë e një sëmundje të rëndë.

Pak ditë më parë, Presidenti Ilir Meta i dha titullin “Nder i Kombit”, të cilin Çeliku e ka tërhequr vetë edhe pse ishte mjaft i sëmurë.

Që prej vitit 1976 ai ka punuar solist i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, e në repertorin e tij artistic numëron rreth 8 mijë shfaqje dhe mbi 32 mijë role.

Gjithashtu ai është nderuar me titullin “Mjeshtër i Madh” nga ish Presidenti iI Republikës Alfred Moisiu me motivacionin “për interpretim me nivel të lartë artistic të të gjitha valleve shqiptare dhe transmetimin e saj duke ruajtur origjinalitetin”./Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje