Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ndahet nga jeta Leonard Cohen në moshën 82-vjeçare

Ndahet nga jeta Leonard Cohen në moshën 82-vjeçare
November 11
09:55 2016

Këngëtari me famë botërore Leonard Cohen ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare.

Lajmi është bërë i ditur përmes një deklarate në Facebook në faqen zyrtare të këngëtarit.

“Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se poeti legjendar, kompozitori dhe artisti i njohur Leonard Cohen ka ndërruar jetë. Ne kemi humbur vizionarin më të madh të muzikës”,- shkruhet në lajmërim.

Ende nuk ka detaje rreth shkakut të vdekjes së tij, por një shërbim përkujtimor do të mbahet në Los Angeles  në një datë në vazhdim. Djali i tij, Adam, në një deklaratë për Rolling Stone, ka thënë: “Babai im vdiq në mënyrë paqësore në shtëpinë e tij në Los Angeles me dije se ai e kishte përfunduar atë që ai mendonte ishte një nga projektet e tij më të mira. Ai ka qenë duke shkruar  deri në momentet e fundit të jetës me sensin e tij të veçantë të humorit”,

Legjenda e muzikës lindi në Montreal dhe ka bërë këngë të mrekullueshme. Disa nga hitet e tij shumë të suksesshme janë “Suzanne”, “Hallelujah”, “Dance Me To The End Of Love” e shumë të tjera. Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, Cohen publikoi albumin e tij të 14-të të titulluar “You want it darker”. Ai u pranua në Rock&Roll Hall of Fame në vitin 2008.

Cohen kishte treguar më parë për gjendjen e tij shëndetësore muajin e kaluar, duke u shprehur se ishte gati duke ndërruar jetë dhe ndoshta nuk do t’i jepej mundësia të përfundonte këngët e papublikuara të albumit të fundit.  E dashura e tij e jetës dhe muza Marianne Ihlen, e cila ka qenë burim frymëzimi për shumë hite, ndërroi jetë në fillim të këtij viti. Në momentet e saj të fundit të jetës, ai shkroi një letër: “Marianne, jemi aq të vjetër dhe trupat tanë po copëtohen, prandaj mendoj se shumë shpejt do të vij pas teje”./Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje