Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

 Ndahet nga jeta Arturi  i “Kafazi i Artë”!

 Ndahet nga jeta Arturi  i “Kafazi i Artë”!
May 27
16:46 2018

Ditën e sotme është bërë publik lajmi se ish-banori i reality-shoë-t, “Kafazi i Artë”, Artur Jaku.

Lajmi është bërë i ditur nga miqtë e të ndjerit përmes postimeve në rrjetet sociale.

Jaku ishte nga Fushë-Kruja, por banonte në Mamurras dhe spikati për sinqeritetin e tij, edhe pse i varfër ai kishte një zemër të madhe. Artur Jaku u shfaq në publik në vitin 2007 dhe që atëherë ai nuk është dukur më në media.

Miku i ish-konkurrentit është shprehur se Jaku vuante nga një sëmundje e rëndë në mushkëri.

Statusi i plotë i Kostandin Pula, mik i Arturit:
ARTUR JAKU R.I.P
A ju kujtohet “Kafazi i Artë 5”? Po Arturi?
Ai sot u çlirua! Lutuni për shpirtin e tij!
Jeta që nuk e donte aspak, por prapëseprapë e përqafoi me forcë, sot u shua…
Tur, vlla, në grahmat e tua të fundit, më kishe kërkuar! Por unë isha larg…
Jo se mendjen nuk e kisha tek ti, por thjesht isha larg…
Në vend të dasmës, që unë mezi e prisja, e ti talleshe sa herë ta përmendja, sot erdha në mortin tënd!
Në vend të tupanave sot kishte vajtica, lot, dhimbje!
Nëna jote që qante me të madhe, dera jote e shtëpisë e mbyllur, dhe njerëzit që të njohën, (ata që të deshën, dhe ata që s’të deshën), me kokën ulur, rrëkëllenin kafenë e hidhur të mortit tënd!
Sot je i lirë Tur! Je i lirë nga dhembjet, hallet, dhe nga gjërat që deshe e nuk deshe. Më thoje që je “Qytetar i botës”.
Unë të them se sot je “Qytetar i Universit”.
Shpirti yt I sinqertë dhe i trazuar u prehtë në paqe!
E sa për shpirtin tim, gjithmonë ke një vend në zemrën time, dhe do të të kujtoj…

Komento
Shperndaje