Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ndahet nga jeta aktori i filmit të famshëm “Debatik”

Ndahet nga jeta aktori i filmit të famshëm “Debatik”
August 22
20:56 2019

Kinematografia shqiptare ka humbur sot një tjetër emër të njohur. Bëhet fjalë për aktorin Shpëtim Zani, i cili u nda nga jeta si pasojë e një ataku kardiak. Aktori Zani njihet nga artdashësit me emrin “Coli” tek filmi “Debatik”.

Ai luajti vetëm një rol në jetën e tij, ndërsa roli tek filmi i mësipërm e përjetësoi në mendjen e shikuesve. Lajmin e ndjerë e kanë shpërndarë miqtë në rrjetet sociale.

Aktori luajti me artistët e spikatur të filmit shqiptar si Sulejman Pitarka, Roland Trebicka dhe me shumë aktorë të tjerë të mëdhenj.  Shpëtim Zani spikati në rolin e tij, si një jetim i varfër, e cili arriti të lajmërojë mësuesin komunist që është në kurth, ndërsa vritet në një moment tensioni./Blitz.al/

Burimi: BallkanWeb

Komento
Shperndaje