Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ndahen Taylor Swift dhe Tom Hiddlestone?

Ndahen Taylor Swift dhe Tom Hiddlestone?
August 13
14:16 2016

Nëse Taylor Swift nuk është në qendër të vëmendjes për muzikën, do të jetë për marrëdhëniet e saj me personazhet e njohur.

Prej kohësh, ajo është në një lidhje me aktorin e “Thor”, Tom Hiddlestone, por gjërat nuk po shkojnë ashtu siç duhet.

Në Instagram është shpërndarë një video e Taylor-it duke mbjellë bimë, gjë që, sipas saj, është një kthim pas në të shkuarën.

“Po bëj disa punime të mëdha në kopsht sot”, – tregon këngëtarja. “Kjo është ajo që bëja dikur”.

Por kaq ka mjaftuar që të “shpërthejnë” thashethemet për një ndarje mes të dyve, pasi Tom është kthyer të mërkurën, pas javësh larg Taylor-it, dhe supozohej të ishin bashkë. Në fakt ka ndodhur e kundërta, secili po shijon ditën larg tjetrit.

Nga ana tjetër, Tom, i cili sapo është anëtarësuar në Instagram, nuk e ndjek të dashurën e tij. Kjo i ka nxitur më shumë thashethemet se Taylor dhe Tom janë drejt ndarjes.

Fundja, kjo nuk është ndonjë çudi, pasi Taylor shquhet për ndarje dhe lidhje të njëpasnjëshme.

 

Taylor on her Instagram story! 🌲🌿

A video posted by Taylor Swift Updates. (@tswift.updates13) on

Komento
Shperndaje