Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ndahen Jennifer Lopez dhe Casper Smart

Ndahen Jennifer Lopez dhe Casper Smart
August 24
22:37 2016

Prej disa vitesh këngëtarja dhe aktorja Jennifer Lopez ka qenë në një lidhje dashurie me Casper Smart. Por lidhjes i ka ardhur fundi dhe Lopez është ndarë nga i dashuri i saj 29 vjeçar. Një burim i afërt me çiftin ka thënë se ata janë ndarë disa javë më parë, por nuk është një ndarje dramatike. Marrdhënies së tyre i erdhi fundi, por ata do të mbeten miq, ka konfirmuar burimi.

Pak kohë më parë Jennifer ka folur për marrëdhënien e balancuar të Casper dhe ish bashkëshortit të saj Anthony, gjithashtu Smart ka qenë shumë i afërt me fëmijët e këngëtares,por ajo gjithmonë ka dashur ta mbajë marrëdhënien e saj larg vëmendjes së medias.

Burimet thonë se ka qenë një ndarje që ka ardhur natyrshme dhe gjendja është shumë normale mes tyre./Blitz.al/

Komento
Shperndaje