Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Natalie Portman: Nuk jam aq shtatzënë sa dukem…

Natalie Portman: Nuk jam aq shtatzënë sa dukem…
November 30
14:19 2016

Aktorja e njohur ka qenë e ftuara e radhës  në emisionin “The Tonight Show” me Jimmy Fallon. Nga ajo që shihet, Portman ka marrë disa kilogramë  duke qenë se është në pritje të fëmijës së saj të dytë. Fallon si gjithnjë ka biseduar mes batutash me aktoren.

“Është paksa e çuditshme pasi fizikisht unë jam e vogël dhe sa herë që shtoj në kilogram bie shumë në sy.  Tani të gjithë mendojnë se do të “shpërthej” apo do të lind nga një moment në tjetrin, ndërkohë që duhen ende muaj. Shkova në dyqan më herët dhe djali që ndodhej te kasa më pyeti: Gati për të lindur? Dhe unë thjesht i thashë se më duhet dhe shumë kohë”,- është shprehur aktorja.

Ajo nuk e zbuloi se kur i ka thënë mjeku për të lindur. Sakaq ka treguar se festat e fundvitit do t’i kalojë me vjehrrin dhe vjehrrën.  Projekti i saj i fundit në kinematografi është “Jackie”, i cili do të shfaqë premierën më 2 dhjetor./Blitz.al/

Komento
Shperndaje