Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nata e parë gjysmëfinale e “Kënga Magjike 2018”, 6 gjërat që ndodhën mbrëmjen e djeshme gjatë këtij festivali

Nata e parë gjysmëfinale e “Kënga Magjike 2018”, 6 gjërat që ndodhën mbrëmjen e djeshme gjatë këtij festivali
December 06
11:46 2018

Nën drejtimin e producentit, Ardit Gjebrea dhe dy prezantueseve simpatike përkrah tij, Bora Zemani dhe Klaudia Pepa, u përmbyll me sukses nata e parë gjysmëfinale e “Kënga Magjike” e cila solli në skenën e Pallatit të Kongreseve plot 23 artistë të kategorisë “Big” dhe “New Artist” .Për të gjithë ju që ndoshta humbët një pjesë të kësaj jave po jua pērmbledhim shkurtimisht gjithçka ndodhi mbrëmë në Pallatun e Kongreseve.

1- 20 fëmijë dhe 20 edicione, ideja e Gjebreas për të treguar se çdo edicion për të është si lindja e një fëmije.

Ky edicion i 20-të u hap me prezantimin e 20 të rinjëve dhe fëmijëve, të cilët kishin lindur në netët finale të këtij festivali ndër vite. Ky moment u shoqërua me disa kuriozitete nga Gjebrea i cili rikujtoi detaje të këtij festivali sipas viteve respektive, siç mund të ishte fakti se në njërin prej tyre ai kishte këputur mish teksa ndihmoi Rovena Dilon në skenë, kur kishte qenë me grip, kur kishin nisur trasmetimin për herë të parë në 6 kanale televizive etj etj.

2- Skenografia madhështore për të cilën ia vlejti të kurseheshin shumë vende për publikun.

Menjëherë pas hyrjes me fëmijë u zbulua dhe skenografia e cila si çdo vit kishte ngacmuar kureshtjen e publikut. Por edhe këtë herë Gaetano Castelli diti të na lërë me gojë hapur. Një skenë madhështore, aparatura dhe teknologji e kohës së fundit dukshëm këtë vit bënin diferencën, jo vetëm nga ajo që shihet në skenë por edhe mundësia për të parë live kudo që ndodheni gjithçka ndodhte në Pallatin e Kongreseve.

3-E diela shqiptare nuk mund të ndahet nga “Kënga Magjike”

Rubrika “Ka një mesazh për ty ” që shohim çdo të dielë në “E diela Shqiptare” këtë herë u zhvendos në skenën e “Këngës Magjike”.

Arditi dhe gjithë publiku në sallë uroi dhe i këndoi këngën e ditëlindjes një vajze të quajtur Albiona, nëpërmjet një lidhjeje direkte, e cila në ato momente po darkonte në një restorant. E gjitha kjo ishte një surprizë e organizuar nga mikeshat e saj të ngushta, të cilat ishin pranë saj.

4- Veshja dhe moderimi i bashkëprezantueseve të Ardit Gjebreas.

 

 

View this post on Instagram

 

@borazemani @klaudiapepa kush ju pelqen me shume?

A post shared by Kliko dhe informohu (@blitz.al) on


Arditi është gjithnjë i kujdesshëm dhe profesionist në zgjedhjet që bën dhe edhe këtë herë me Klaudia Pepën dhe Bora Zemanin  ka ditur të përzgjedhë. Dy vajzat kombinoheshin mirë në moderim me njëra-tjetrēn, ishin mjaft komode sidomos Klaudia edhe pse të dyja tashmë janë mësuar prej vitesh me kamerat.

Veshja ishte një guxim i suportuar me sukses qoftë nga Klaudia qoftë nga Bora. Të dyja kishin zgjedhur fustane dhe veshje të kënaqshme për syrin e çfarë është më e rëndësishmja i tregonin shumë bukur.

5- Gjebrea sjell 12 balerinë të “Amici”

Një pjesë e rëndësishme e spektaklit ishte edhe performanca e Klaudia Pepës dhe trupës profesioniste të balerinëve të “Canale 5”.

Në ritmet e disa këngëve moderne, ish- prima balerina e Televizionit “Klan” dhe kolegët e saj elektrizuan atmosferën në ” Pallatin e Kongreseve”.

6-“Të dua mam”- mesazhi i Flori Mumajesit live gjatë trasmetimit

Edhe pse nuk ishte nata në të cilën do të performonte, Flor Mumajesi ishte në sallë dhe mjaftuan shumë pak sekonda për të tërhequr vëmendjen.

Gjatë momentit që këngëtarja e New Artist po performonte në skenë, kamera ka kapur në publik në një fragment sekondi kompozitorin dhe këngëtarin Flori Mumajesi. Në moment Flori vendosi telefonin e tij përpara syve dhe në ekran shkruhej : “Të dua mam”.
Në parim duket si një moment i këndshëm pasi tregon se Flori ka përshëndetur nënën e tij në një farë mënyre, me një mesazh shumë domethënës.
Por besoj e dini se në “Kënga Magjike” ka një këngë me këtë titull.
” Të du mom” është kënga e Stresit i cili nuk mundi të ishte në netët gjysmëfinale për shkak se ndodhet nē burg. Të ishte vallē ky moment një mbështetje ndaj Stresit?

 

Artistët “Big”, të cilët performuan në natën e parë gjysmëfinale ishin:

Revolt Klan

Mishela Rrapo, Ergys Shahu

Bruno, Artiola Toska

Venera Lumani

Rozana Radi

Kanita

Era Rusi

Kastro zizo

Ronela Hajati

Ardit  Cuni, Daniela Toçi

 

Këngëtarët “New artist” që morën më shumë vota jeshile ishin:

Olsi Bylyku, Lorenc Hasrama

Uendi Mancaku

Krusita

Henri Mahmuti

Genti Deda

Amela Agastra

Silvi Mema

Giorgia Igliozzi

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje