Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nata e parë gjysmëfinale e Eurovisionit, këto janë shtetet që u kualifikuan

Nata e parë gjysmëfinale e Eurovisionit, këto janë shtetet që u kualifikuan
May 15
11:18 2019

Mbrëmjen e djeshme është mbajtur gjysëmfinalja e parë e  Festivalit Europian të këngës dhe ajo që e hapi ishte pikërisht kënga fituese që e solli Eurovisionin ne Israel Tel Aviv. Bëhet fjalë për “Toy” nga Netta e cila u kthye në një nga këngët më të dëgjuara vitin e kaluar së bashku me vendin e dytë këngën “Fuego” të kënduar nga këngëtarja me origjinë shqiptare Eleni Fouriera. 17 shtete janë ngjitur në skenë mbrëmjen e djeshme me performnaca të jashtëzakonshme. Por ato që arritën të kalonin në finale janë këto janë 10 shtete.

Bjellorusia, Serbia, Greqia,  Republika Ceke, Qipro, Estonia, Australia, Islanda, San Marino dhe Sllovenia. Ndërsa këto 5 shtete kalojnë automatikisht në finalë për shkak të rënditjes vitin e shkuar dhe bëhet fjalë për Italinë, Francën, Gjermaninë, Britaninë e Madhe dhe Izraelin.

Ju rikujtojmë se Shqipëria përfaqësohet këtë vit nga këngëtarja Jonida Maliqi e cila do të ngjitet në skenë të enjten gjysëm finale e dytë me 16 maj dhe do të këndojë e 14-ta në radhë, këngën “Ktheju Tokës”. Mbështetja që kemi parë deri tani nga të huajt për Jonidën na bën të jemi optimist për kualifikimin në finale. Ajo është cilësuar si femra me vokalin më të mirë këtë vit dhe kënga gjithashtu me një stil luftarak dhe e fuqishme. Të gjithë që jetojnë jashtë vendit të votojnë numrin 14 që përkon me radhën e këndimit.

Një ndër festivalet më të rëndësishëm europian të këngës u prezantua nga Assi Azar, Lucy Ayoub, Erez Tal dhe supermodelen Refaeli. Ndërkohë në finale e madhe pritet të ketë shumë surpriza dhe të ftuar special nga Eleni Fouriera dhe diva e muzikës botërore “Madonna”.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje